Për peshkatarët e varkave të vogla është e vështirë të sigurojnë jetesën. Për të ushqyer familjen çfarë zënë në det ata e shesin ne ne breg apo në rrugë.
“I gëzohemi një moti te qete por kur rrjetat tona nuk nxjerrin peshk te ushqejmë familjen. Na mërzitet ky “ profesion “ ne nevoje”.
Përveç vështirësisë qe ka ky profesion siç janë varka te vogla e jo te sigurta apo tërheqja e rrjetave te renda u shtohen dhe mungesa e një “ merkatoje” ku mund te shesin peshkun e zëne apo te përballen dhe me faktin qe ushqimi i tyre sidomos në dimër varet nga moti.
Plazhi i vjetër ne gjithë vijën bregdetare te saj është i mbushur me varka të vogla e rrjeta. Kjo zone e cekët ua lehtëson punën me varka peshkatarëve dhe është kthyer një vend ku shume nevojtarë dalin çdo mëngjes herët për te mbledhur rrjetat e peshkut.
Top Channel