Restaurimi i dokumenteve të vjetra, Arkiva Qendrore i ofron shërbimin edhe qytetarëve

10/10/2020 19:49

Në kronikat tona kemi folur shpesh për restaurimin e dokumenteve pranë Arkivit Qrndror Shtetëror. Por tashmë ky shërbim mund të përfshihet edhe online. Nëpërmjet adresës zyrtare “restaurim.arkiva.gov.al”

Me rastin e ditës Europiane të Konservimit dhe Restaurimit Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, prezantoi risinë e re mbi aplikimin online të restaurimit të dokumenteve pranë Laboratorit Qendror të  Restaurimit.

“Ftojmë çdo qytetar, i cili ka një dokument, që faktorë të ndryshëm të kohës e kanë bërë te degradohet, të vijnë ta shërojnë në laboratorin tonë nëpërmjet një formulari shumë të thjeshtë ku është vetëm një emër, mbiemër, adresë emaili dhe foto që të ngarkohen dhe restauratorët tanë brenda dy ditëve punë, do t’i thonë vlerën në bazë të çfarë grade është ky dokument i degraduar dhe pastaj vijojmë me procedurat e mëtejshme.”

Laboratori merret me konservimin dhe restaurimin e llojshmërisë së dokumenteve në suport letër, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike të objekteve të së kaluarës.

Sa kushton një dokumet?

“Ky është specialitet i specialistëve të laboratorit të restaurimit, sepse është në varësi të degradimit që ka përsosur në letër.”

Përgjigje për çdo kërkesë kryhet brenda 2 ditëve pune.

“Laboratori i restaurimit ka hapur dyert që në vitin 2019 përtej institucionit edhe për personat juridikë publikë apo privatë jo vetëm në bashkëpunim institucional.”

Top Channel