Kryeminstri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së tha se pas disa javësh nis gara për aeroportin e Sarandës si dhe do ndërtojë portet turistike në Vlorë, Sarandë e Durrës.

Sipas tij, këto kantiere ndërtimi do të nisin para përfundimit të mandatit Ai theksoi se do të vijojë ndërtimi i rrugës Milot-Fier, Milot-Muriqan dhe Milot-Rrëshen, ku qytetarët nga Muriqani deri në Vlorë do shkojnë pa u ndaluar dhe pa u penguar nga askush.

“Pas disa javësh do të shpallet gara për aeroportin e Sarandës. Në mandatin e tretë do të mbyllet me tre aeroporte plus këtij qe kemi do t’i bëhen 4. Portin turistik do e nisim ne dhe do e nisim brenda pak kohe, pra në pranverë do të jetë kantier ndërtimi, para përfundimit të mandatit, para zgjedhjeve dhe do të ndërtojmë portin e të mallrave tek triporti dhe për peshkatarët e Vlorës. Porti i Durrësit do ikë nga aty, do bëhet port turistik. Nuk shkarkohet dot krom e qymyr në zemër të qytetit.  Porti i ri mallrave në Porto Ramano  do të fillojë shpejt. Por kështu do të kemi portin e ri turistik në Sarandë që do të fillojë ndërtimin para se të mbarojë ky mandat. Brenda pak javësh fillon ndërtimi i rrugës Milot-Fier më në fund nën rrugë ku makina ka rrugën e vet, lopët kanë shtigjet e tyre, qentë dhe macet kanë kanalet e tyre dhe njerëzit nuk bëhen mish për top atje siç ndodh prej 30 vitesh. Do vijojmë me Milot-Muriqanin që të përfundojmë korridorin blu, i cili është një projekt europian. Nga Muriqani deri në Vlorë do shkohet pa u ndaluar dhe pa u penguar nga askush. Nga ana tjetër është Milot-Rrëshen. Ata gjoja bënë Rrugën e Kombit, por vijon ende edhe sot”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA