Çmimi Nobel i paqes për 2020 i është akorduar Programit të Kombeve të Bashkuara për ushqimin, për përpjekjet e tij për të luftuar urinë në botë.
Komiteti norvegjez i Nobelit tha se programi botëror i ushqimit ka vepruar si një forcë vendimtare në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti. Çmimi ka një vlerë prej 10 milionë koronash suedeze ose 1.1 milionë dollarë. Fituesi i 101-të i Nobelit të paqes u shpall në institutin norvegjez të Nobelit në Oslo. Një zëdhënës i programit botëror të ushqimit, tha pas lajmit, se ky ishte një moment krenarie.
Programi botëror i ushqimit ndihmon 97 milionë njerëz në vit në 88 vende të botës. Vitin e kaluar, Nobeli i paqes i shkoi kryeministrit të Etiopisë, për rolin e luajtur prej tij në arritjen e një marrëveshjeje me Eritrenë, që i dha fund vakuumit 20 vjecar ushtarak që pasoi luftën në kufi të tyre në vitet 1998-2000. Ish presidenti Obama e ka fituar çmimin në 2009, për përpjekjet e tij për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve.
Të tjerë emra të njohur që janë nderuar me këtë çmim kanë qenë edhe ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, bashkimi evropian, OKB dhe sekretari i përgjithshëm i saj në atë kohë, Kofi Anan dhe Nënë Tereza. Nobeli i paqes është një nga çmimet më të rëndësishme në botë dhe u dha për herë të parë në 1901.
Top Channel