Plazhi i Varosha-s/ Rihapje e dhimbshme pas 46 vitesh

09/10/2020 17:25

Për të parën herë në 46 vite, publiku u lejua të shkelte në plazhin e Varoshës, në pjesën e Qipros Turke në veri të ishullit, në një lëvizje të polemizuar të ndërmarrë nga kryeministri që nuk njihet nga ndërkombëtarët e që kandidon në zgjedhje të dielën.

Qindra njerëz kapërcyen një portë që ruhej nga policia turko-qipriote më parë, për të ndjekur rrugën e mbuluar së fundmi me asfalt që të çon në një plazh që ka qenë margaritari i asaj që dikur ka qenë një resort turistik luksoz, në Famagusta.

Rruga ishte e mbushur me shirita policie që kishin si qëllim ti mbanin kalimtarët larg shtëpive pa dritare dhe lokaleve të ndryshkura, disa të gllabëruar nga bimësia e dalë nga kontrolli prej dekadash.

Banorët greko-qipriotë të Varoshës, u larguan kur trupat turke avancuan në 1974, kur Turqia pushtoi pjesën veriore pas një grushti shteti të mbështetësve të bashkimit me Greqinë. Zona u vendos nën kontroll ushtarak turk dhe u izolua duke u lënë të rrënohet nga koha.

Për disa, si një grua me flamurin turk dhe turkoqipriot mbi supe, ky ishte një moment gëzimi, për të tjerë, si ata të lindur në Varosha por që ndiqnin pamjet nga televizioni në Nikozia, ishte një moment hidhërimi. Këta të fundit madje, organizuan edhe një protestë mbrëmjen e të enjtes në një pikë kalimi përgjatë zonës që kontrollohet nga komet e bashkuara, për të kundërshtuar hapjen.

“Si mundemi të mos zemërohemi nga ajo që pamë sot. Varosha duhej ti dorëzohej pronarëve të saj të ligjshëm. Ky është presion psikologjik”, thotë kryebashkiaku greko-qipriot i Famagustës, Simos Ioannou Press.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA