Këtë të premte, Australia ka raportuar ditën e dytë radhazi pa asnjë viktimë nga COVID-19; periudha më e gjatë pa ndonjë fatalitet nga virusi, në këto tre muaj.
Një rezultat i tillë të bën të mendosh se ndoshta Australia ka mundur të parandalojë një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19.
Siç bëhet e ditur, shteti i dytë më i populluar i vendit, Victoria, epiqendra e shpërthimit të rasteve me COVID-19 në Australi, tani ka më pak se 200 infeksione aktive.
“Këto janë rezultatet që vijnë nga një përpjekje me të vërtetë e vendosur për të mposhtur këtë valë të dytë”, u tha kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, gazetarëve në Melburn.
Australia ka raportuar në total më shumë se 27,000 infeksione me koronavirus dhe rreth 900 vdekje.
Top Channel