Akademia Suedeze njoftoi vendimin për Nobelin në Letërsi. Fituese është Louise Glück.

Një poete, një grua, një amerikane. Çka do të thotë një kthim vëmendjeje ndaj këtyre tre cilësimeve. Nuk mund të themi që është shumë e njohur në Shqipëri. Por le të mësojmë së bashku cilat janë karakteristikat e poezisë së saj.

Për Louise Glück thuhet që Çmimi Nobel jepet për zërin e saj poetik të pagabueshëm, që me bukurinë e kursyer, me bukurinë koprrace bën që qenia individuale të kthehet në një qenie universale.

Louise Glück nuk është një emër i panjohur. Ajo ka qenë poetja laureate e Amerikës përgjatë dy viteve. Është personalitet në fushën e letrave botërore dhe dhënia e Çmimit Nobel për poezinë ishte një kthim tek vlerat njerëzore, që njerëzimi nuk duhet t’i humbë sidomos në këto kohë të vështira.

Louise Glück ka qenë më herët fituese e çmimit Pulitzer. Përveçse një poete autobiografike, njihet lidhja e saj e veçantë në krijimtari me mitin dhe mitologjinë.

Louise Glück ka lindur në vitin 1943. Në 1968 ka botuar librin e vet të parë. Është një poeteshë gati gati e obsesionuar me mitologjinë. Vihet re qe ajo ka obsesion mitin e Odisesë dhe Penelopës. Në vitet e mëvonshme ajo i kthehet mitit të marrëdhënies së vështirë mes nënës dhe bijës

Top Channel