Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 386 persona të infektuar me koronavirusin e ri, 6 viktima dhe 154 persona të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 2,267 mostrave, që paraqet shifrën më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga dy nga Shkupi të moshës 61 dhe 67 vjeç dhe nga një nga Tetova (72), Manastiri (44), Struga (62) dhe Sveti Nikolla (81).

Me këto të dhëna numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 781 persona.

Nga të infektuarit, numri më i madh është nga Shkupi gjithsej 178 persona ndërsa numër të lartë kanë edhe këto qytete: Strumicë 44, Tetovë 20, Kumanovë 18 dhe Gjevgjeli 18.

Nga të dhënat e publikuara bëhet e ditur se nga 20,163 persona të infektuar në Maqedoninë e Veriut, 16,009 janë shëruar ndërsa ende aktiv janë 3,373 persona.

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, numri i personave të shtruar në spitalet e vendit në 24 orët e fundit është i ulët. Në Klinikën Infektive janë shtruar 8 persona dhe 5 të tjerë në spitalin e përgjithshëm në Shkup, ku gjithsej po trajtohen 49 persona.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ka njoftuar për një rast pozitiv në një kopsht në qytetin e Kumanovës.

“Nga afër po e vëzhgojmë gjendjen dhe për momentin ajo është e qëndrueshme. Që nga hapja e kopshteve, 10 fëmijë dhe 21 punonjës janë diagnostikuar me COVID-19, por të gjithë janë në gjendje të mirë. Numri i fëmijëve të izoluar për shkak të koronavirusit është 150”, ka bërë të ditur Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA