“Mutacioni i koronavirusit nuk do të ndikojë mbi vaksinën e mundshme”

09/10/2020 14:39

“Studiuesit tanë kanë kryer një eksperiment që tregon se vaksinat e zhvilluara me një lloj më të vjetër të virusit duhet të funksionojnë akoma kundër llojit G”, tha studimi i agjencinë australiane të shkencës.

Ankara- Studiuesit në Australi njoftuan sot se çdo mutacion i mëtejshëm i koronavirusit të ri (COVID-19) në forma të reja nuk do të ndikojë në vaksinën e mundshme për trajtim të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studimi i bërë nga Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial e Komonuelthit (CSIRO) thotë se “lloji G” i SARS-CoV-2 është aktualisht lloji më dominannt i koronavirusit.

“Ka pasur disa spekulime nëse vaksinat COVID-19 në zhvillim e sipër do të funksionojnë akoma kundër tij”, thuhet në studimin e botuar sot.

Shumë vende po punojnë për të prodhuar vaksinën për të trajtuar koronavirusin i cili ka prekur mbi 36 milionë njerëz në gjithë botën. Mbi 1 milion njerëz të infektuar me COVID-19 kanë vdekur, që kur virusi u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar.

“Studiuesit tanë kanë kryer një eksperiment që tregon se vaksinat e zhvilluara me një lloj më të vjetër të virusit duhet të funksionojnë akoma kundër llojit G”, tha studimi.

Gjithashtu bëhet e ditur se përderisa koronavirusi përshtatet me një bartës të ri, në këtë rast me njerëzit, “ai mund të pësojë mutacion, duke krijuar lloje të reja”.

“Është normale që lloje të ndryshme dominuese të virusit të shfaqen me kalimin e kohës”, tha Vasan Vasan, udhëheqësi i ekipit “Patogjenë të Rrezikshëm” të CSIRO-së.

“Studiuesit analizojnë sekuencat e botuara të gjenomit të mostrave të virusit për të dalluar lloje të reja dhe madje për të ndjekur përhapjen e tyre në gjithë botën”, shtoi ai.

Studimi tha se “lloji D” ishte “versioni fillestar i koronavirusit dhe vaksinat u krijuan për të synuar proteinën dalluese të tij”.

CSIRO po punon gjithashtu për një vaksinë të mundshme me Inovio Pharmaceuticals dhe Universitetin e Oksfordit.

“Por SARS-CoV-2 (koronavirusi) vazhdoi të pësojë mutacione përderisa u përhap. Një lloj i ri hoqi llojin-D nga vendi i parë. Quhet lloji-G apo mutacioni D614G dhe tani përbën rreth 85 përqind të rasteve në të gjithë botën”, shtoi studimi.

Studiuesit në agjencinë australiane të shkencës thanë se ata kryen teste mbi llojin e ri të virusit.

“Studiuesit tanë morën mostra gjaku nga mostrat e vaksinuara me kandidatin e Inovio. Rezultatet ishin të qarta: Mostrat e vaksinuara treguan një përgjigje të fortë imune kundër virusit. Ata zhvilluan antitrupa neutralizues, madje edhe kundër llojit G”, thuhet në studim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA