Tabloidët britanikë kanë shkruar për mundësinë e afrimit të Lionel Mesit te “Citizens” sezonin e ardhshëm. Krerët e City-t duan të përfitojnë nga rasti e po shqyrtojnë mundësinë për të marrë falas sulmuesin e famshëm argjentinas.

Në një intervistë për “The Athletic”, një ndër drejtuesit më të lartë të City Football Group, Omar Berrada, e përshkroi Mesin si futbollistin më të mirë në botë dhe ai deklaroi se çdo klub do të donte ta kishte në gjirin e skuadrës një futbollist të tillë.

Pas situatës konfliktuale që u krijua në momentin e diskutimit të datës së klauzolës, për largimin nga Barcelona, marrëdhënia e Leos me drejtuesit e klubit katalan ka ndryshuar ndjeshëm. Futbollisti më i suksesshëm në historinë e Ligës Spanjolle preferoi që të mos largohet me polemika, pikërisht nga klubi që i dha gjithçka dhe e bëri të famshëm, kështu që gjithçka u mbyll në pamje të parë në paqe dhe pa shumë diskutime.

Kuptohet që Mesi është duke pritur fundin e këtij sezoni, për t’u liruar përfundimisht nga të gjitha detyrimet që e lidhin me klubin blaugrana dhe më pas me shumë gjasa do të transferohet në një tjetër ekip, sidoqoftë është e qartë që Klubi i Manchester City-t dhe trajneri Pep Guardiola ofrojnë edhe alternativat më të mira për Mesin, që gjithsesi në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm do të mbushë plot 34 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA