Lidhja e fshehtë e një zyrtareje policie të lirisë me kusht me një të dënuar të rrezikut të lartë, është ekspozuar së fundmi kur policët zbuluan foto të zhveshura të saj në celularin e të dënuarit.
30 vjeçarja e martuar Victoria Sellar, është burgosur tashmë për marrdhënien e saj seksuale me shkelësin në të paktën tre raste, të cilit gjithashtu i kishte dërguar mijëra mesazhe.
Ajo i kishte dërguar të dashurit kriminel foto të zhveshura gjatë marrëdhënieve të tyre madje kishin kaluar me të një fundjavë në Blackpool.
Oficerja e lirisë me kusht kishte abuzuar pozitën e saj gjithashtu pasi në kompjuterin e punës kishte marrë të dhënat e një tjetër të dënuari që kishte sulmuar me herët dashnorin e saj.
Por marrëdhënia e tyre u zbulua kur i dashuri i saj i liruar u arrestua përsëri për një vjedhje në korrik 2018 deh celulari i tij u sekuestrua.
Sellar, nga Notts, thotë se kishte nisur marrëdhënien e fshehtë prej vështirësive me varësinë ndaj bixhozit të burrit të saj që i kushtonte 50,000 paundë në vit.
Por gjykatësi në Stoke-on-Trent tha se me burgosjen e saj për 10 muaj duhet dërguar një “mesazh”.
Sellar dhe i dashuri i saj, i cili nuk është emëruar për arsye ligjore, nisën marrëdhënien pas lirimit të tij nga spitali mendor i Harplands.
Prokurori Daniel Osborne tha: “Ata kishin një marrëdhënie të vazhdueshme seksuale. Burri ishte në pozitë të dobët dhe ajo ka luajtur rol në vlerësimin dhe lirimin e tij ”
“Ajo i kishte thënë që marrdhënia e tyre nuk duhet të merrej vesh nga autoritetet e lirimit.”
Avokati i Sellar tha se ajo tashmë e ka humbur punën në polici, por ka nisur punë në një shoqëri strehimi dhe është tashmë e divorcuar.
Top Channel