Xhirimet e filmit të ri, Jurassic World: Dominion, në studiot Pinewood në mbretërinë e bashkuar, janë pezulluar për dy javë për shkak të disa rasteve të koronavirusit në set.

Regjisori Colin Trevorrow e ka dhënë njoftimin në twitter duke postuar një foto që tregon një dinozaur bebe, me maskë.

“Ka patur disa persona pozitivë, që më pas rezultuan negativë në një test të dytë, por për të ndjekur protokollin do të bëjmë një pauzë dy javore. Shihemi së shpejti”.

Në fakt, kjo periudhë ka rezultuar e vështirë për sallat kinematografike por edhe për setet e xhirimit. Filmi me Chris Pratt, ka qenë një nga produksionet e para të mëdha të hollivudit që ka rifilluar xhirimet pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, edhe pse studiot Universal bënë të ditur të martën se data e daljes në sallat e kinemasë është shtyrë me plot një vit, nga qershori 2021 në qershor 2022. Për momentin të gjithë janë në karantinë dhe kamerat janë ndalur.

Kapitulli i fundit i trilogjisë së Jurassic World, do të mbledhë lavditë historike të sagës, nga Sam Neill deri tek Jeff Goldblum dhe Laura Dern, por do të kthejë edhe Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard.

Mes risive janë edhe disa dinozaurë, si këlyshi i lindur në set, një listrosaur i vogël, një barngrënës që nuk është shfaqur në filmat paraardhës e që në foton e postuar në twitter nga regjisori, mban një maskë, shenjë e kursit të ri, të paevitueshëm të kinemasë botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA