Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 457 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa tre persona ka vdekur nga ky virus.
Numri i rasteve aktive sot ka arritur në gjithsej 2.438, njoftoi Mbrojtja Civile e Kroacisë. Midis tyre, 385 pacientë janë në spital dhe 28 prej tyre janë në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 19.446 raste, ku 313 kanë vdekur, 16.695 janë shëruar, 222 prej tyre në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht janë 11.729 persona në vetëizolim. Deri më tani janë testuar 348.950 persona nga të cilët 4.417 në 24 orët e fundit. Dje në Kroaci u regjistrua numër rekord prej 542 raste të reja me COVID-19.
Top Channel