Figura publike si Mark Ruffalo, Amy Schumer, Tiffany Haddish, Naomi Campbell, Sarah Silverman, Chris Rock, Chelsea Handler, Ryan Bathe dhe Josh Gad po shfaqen në video “të zhveshur” për një kauzë të përbashkët – votimin.
Lakuriqësia e tyre nuk është thjesht një mashtrim i dëshpëruar për t’i bërë njerëzit të votojnë, por një “rikujtim” për të evituar “fletët e zhveshura të votimit”.
Në disa shtete, fletëvotimet në rast se votohet me postë përfshijnë dy zarfe, një në të cilën ju vendosni fletën tuaj të votimit, dhe një zarf tjetër në të cilin vendosni zarfin e parë të mbyllur. Është mjaft e thjeshtë, por nëse një nga këto hapa kapërcehet, vota mund të refuzohet.
Videoja u prodhua nga “RepresentUs”, një grup jopartiak që lufton korrupsionin në politikë.
“Ideja është se nëse përdoret një ngjyrë e gabuar të stilolapsit, ose nuk mblidhet si duhet fleta e votimit, ajo mund të mos llogaritet. Kjo nuk është çështje partiake, por prek të gjithë njerëzit që planifikojnë të votojnë me postë”, tha Josh Silver, themeluesi dhe CEO i grupit, në një njoftim për shtyp.
“Këtë vit, kur më shumë njerëz se kurrë po planifikojnë të votojnë me postë për shkak të pandemisë, ky informacion është me të vërtetë, me të vërtetë i rëndësishëm.”
Top Channel