Numri i personave që janë duke i nënshtruar trajtimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 8 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë momentalisht gjenden 8.022.331 raste aktive me COVID-19.
Në 7.954.352 prej tyre simptomat e sëmundjes janë të lehta, kurse 67.979 pacientë kanë rrezik për jetën.
Vendet me numrin më të lartë të rasteve aktive janë SHBA (2.590.832), India (893.561), Franca (538.811), Brazili (465.941), Rusia (148.815), Argjentina (148.815), Meksika (137.789), Ukraina (135.109), Belgjika (113.489).
Ndërkaq, në Turqi me datën 9 tetor numri i rasteve aktive është shënuar 31.734, prej të cilëve 1.403 janë në gjendje kritike.. Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.
Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën mbi 1 milion persona ndërkohë shifra e rasteve ka tejkaluar 36 milionë.
Top Channel