Në Belgjikë janë regjistruar mesatarisht 2.915 raste të reja me koronavirusin në ditë.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik të Belgjikës, ku publikohet mesatarja javore e të infektuarve të rinj, tregojnë se nga 30 shtatori deri më 6 tetor kishte mesatarisht 2.915 persona të infektuar në ditë, ose 72 më shumë se javën paraprake.
Belgjika, e cila ka një popullsi prej 11,4 milionë banorë, ka kryer rreth 3,5 milionë teste deri më sot, prej të cilave janë konfirmuar 142.596 raste me Covid-19, ndërsa 10.126 humbën jetën.
Me përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vend, autoritetet federale dhe lokale kanë zbatuar masa të reja shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit. Kështu, u vendos që të mbyllen baret dhe kafenetë në Bruksel për një muaj.
Ministria e Shëndetësisë e Belgjikës njoftoi se Brukseli, pas Madridit dhe Parisit, është një nga qytetet më të prekura në Evropë.
Top Channel