Azerbajxhani vazhdon operacionin për çlirimin e territoreve të tij

09/10/2020 09:55

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon operacionin që ka filluar për të çliruar terrritoret e tij.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se luftimet e ashpra vazhdojnë në të gjithë frontin që nga pjesa e dytë e ditës së djeshme e deri këtë mëngjes. Ushtria azerbajxhanase duke goditur objektivat në pozicione të rëndësishme ka kufizuar plotësisht lëvizjet e ushtrisë armene dhe si rezultat i masave të marra ka humbur kontrolli dhe bashkëveprimi mes forcave armene. Po ashtu mes njësive po përjetohet një trazirë dhe se ushtarët armenë po dezertojnë në mënyrë masive, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se gjatë operacioneve të ndërmarra dje u godit regjimenti i 5-të shkatërrues i forcave armene. Në sulm u plagos rëndë kreu i divizionit të 10-të koloneli Samvel Grigoryan si dhe u vranë shumë ushtarë përfshirë edhe nënkolonelin Arman Dermeyan, komandanin e njësive artilerike të regjimentit.

Gjithashtu u shpërbënë njësitë ushtarake pasi ushtria e Azerbajxhanit goditi objektivat ushtarake të forcave armene në qytetin Khankendi, njoftohet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se shumë ushtarë u neutralizuan si rezultat i zjarrit artilerik që u krye në një prej strehimoreve të garnizonit.

Që nga dje e deri sot në mëngjes janë shkatërruar me goditje në shenjstrim 13 tanke T-72 të ushtrisë armene, 2 automjete të blinduara, 4 sisteme raketore Grad, 2 obusë me sistem vetëlëvizës Akatsiya, 3 obusë D-30, dy sisteme të radarëve dhe shumë automjete transportuese të personelit. Gjithashtu si rezultat i operacionit të kryer në një drejtim të vijës së frontit u konfiskuan në mënyrë funksionale edhe 6 tanke T-72 që i përkasin brigadës së 49-të të tankeve të ushtrisë armene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA