​VV-ja për 100 ditëshin e Hotit: Katastrofale dhe skandaloze

09/10/2020 13:41

Lëvizja Vetëvendosje po e vlerëson si katastrofale dhe skandaloze qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti.

Në seancën plenare ku kreu i qeverisë po raporton për punën e tij 100 ditëshe, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi ia kërkojë dorëheqjen Hotit, derisa edhe bëri thirrje që të përkrahen iniciativa për mosbesimin e qeverisë Hoti. Selimi u shpreh se qeveria Hoti raportet e vetme të mira i ka me Serbinë, derisa tha se korrupsioni ka lulëzuar gjatë këtyre ditëve.

“Zotëri Hoti veç një shërbim mund t’ia bëni Kosovës në këtë 100 ditësh, apo 100 netësh të qoheni nga këto netë në një ditë të mëngjesin të jepni dorëheqje. Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme, por po duket që janë të pashmangshme. Jep dorëheqje Avdullah, ktheja qytetarëve atë që iu more”, tha ai.

Ai në foltoren e kuvendit, tha se qeveria Hoti u votua me mbështetje të Listës Serbe dhe vota të deputetëve që janë në burg.

“Vendimet katastrofale dhe skandaloze të kësaj qeverie në zyrën e kryeministrit, duke nisur nga vendimi i parë për heqje të reciprocitetit dhe deri të rikthimi i bordeve për kapje të shtetit. Qeveria Hoti u formua me vota që përfunduan në arrti dhe tash në burg e po vazhdon traditën e mëhershme për mbështetje të votave të Listës Serbe”, tha ai. Selimi kritikoi qeverinë edhe për marrëveshjen e Uashingtonit.

“E qoj Vuçiqin në Shtëpi të Bardhë, kurrë pa këta nuk ish shku në shtëpi të Bardhë. Hoqi dorë nga kërkesa për njohje reciproke. Shkoj, por nuk e arriti të ndajë Ujmanin me Serbinë, a nuk është kështu a. Shkoi të formojë zonën e Novi Sadit të cilën e quajti mini-shengen. Pak heshtje po më duket, i hapi rrugë Serbisë për dalje në Adriaktik deshi t’i shkëmbetne të pagjeturit me të zhvendosurit dhe kthehet këtu dhe thonë se kjo është fitore dhe sukses për Kosovën”, tha ai. Ai iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Hoti për raportet me Shqipërinë.

“Me Shqipërinë e keni shumë gabim, e keni shumë gabim ju thatë se me Shqipërinë kanë qenë raportet të ngrira. A jeni mend, a jeni normal ju. Ramën nuk duhet të shihni si krejt Shqipërinë, atë duhet të shihni si thjeshtë një kryeministër. Kosova dhe Shqipëria nuk janë as Ramë, as Hotë as Thaçë”, tha ai./Kosova Press/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA