Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili vlerëson zotimin e Kosovës për të siguruara stabilitet në Botë.
Me ç’rast Hoti ka shpërndarë letrën e dërguar nga presidenti Trump, derisa ka falënderuar atë për përkushtimin për të siguruar paqe në Ballkan.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”.
Letra:
Uashington
22 shtator 2020
Shkëlqesisë së tij
Avdullah Hoti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
I dashur z. Kryeministër,
Faleminderit për librin dhe që m’u bashkove mua së fundi në Shtëpinë e Bardhë.
Unë e çmoj dhe e ndaj me ju zotimin tuaj të palëkundur për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe në botë. Unë pres të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin mes vendeve tona dhe ua dërgoj urimet më të mira juve dhe popullit të Kosovës.
Sinqerisht
Top Channel