Valon Berisha, ashtu si futbollistë e tjerë të Kosovës, e kishte të vështirë për të gjetur fjalët pas humbjes me Maqedoninë e Veriut:

“Është shumë e dhimbshme. Nuk përshkruhet dhimbja që përjetuam. Na kanë shkruar shumë mesazhe motivuese tifozët dhe lojtarët që s’kanë qenë. E filluam shumë mirë dhe morëm një gol, që mund të ndodhë. Hadërgjonaj e realizoi një gol shumë të mirë. Duhet të mbroheshim më mirë. Duhet të krijonim më shumë raste. Kemi dhënë maksimumin. Ky është futbolli. Duhet të mësojmë.”

Rasti i humbur nga Aliti: “Ishte rast shumë i madh. Të gjithëve na u duk gol. Futbolli është sa i mirë aq dhe i keq. Ishte një ëndërr shumë e madhe. Kemi luftuar për 4 vite. Nuk është se Maqedonia ishte superiore, por s’kemi ç’bëjmë. Filluam shumë mirë, krijuam rastet, luftuam gjatë gjithë kohës. Nuk kemi qenë të mirë në sulm dhe në mbrojtje. Portieri na ndihmoi shumë. Duhet t’i kishim shfrytëzuar. Ishte një ëndërr shumë e madhe.”

Ndikimi i mungesave: “Mungesat ishin të mëdha, gjithsesi, çdo lojtar dha maksimumin. Nëse nuk je lojtar me karakter të fortë dhe të ngresh kokën dhe të ecësh përpara, mbetesh mbrapa. Duhet të mësojmë nga kjo lojë. Të gjithë shqiptarët na mbështetin. Jemi shtet i vogël, por me shumë zemër.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA