Tha se është në studio vetëm për Tean/ Lëkundet Arbri: Nëse ajo… unë s’e ul kokën

08/10/2020 19:25

Arbri, para disa ditësh deklaroi se në studio ndodhet vetëm për Tean, por dinamikat e ndodhura gjatë ditëve të fundit duket se e kanë “lëkundur” ndjenjën e tij.

Ditën e sotme, ai tha se me të vërtetë ka deklaruar se në studio ndodhet për Tean, por nëse kjo e fundit nuk shfaq interes për të ai do të pranojë të dalë me vajzat e tjera. Kjo deklaratë s’u prit mirë nga Tea, e cila tha se ndonëse në të kaluarën ka deklaruar që Arbri është “burrë”, me veprimin e bërë nuk është i tillë.

Arbri: Edhe mund të ndryshoj. Unë shikoj Tean që ajo del në mbrojtje Andit, por unë e kam thënë një deklaratë, por mund të ndryshoj mendim. E kam bërë deklaratën, por nuk e ul kokën, nuk dua të përdorem nga asnjë femër, jo nga Tea, por asnjë tjetër. Nuk jam i lëkundur, e mbaj atë që kam thënë. Nëse ajo nuk shfaq interes ndaj meje unë nuk e ul kokën. Nuk më ka ikur pëlqimi, por dua të zbuloj më shumë rreth saj.

Tea: Kjo nuk është burrëri.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA