Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve në Rusi njoftoi se me 11.493 raste të reja nga Covid-19, numri i rasteve ka arritur në 1.260.112, ndërsa me 191 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 22.056.
Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në Moskë u rrit për 3.323 dhe arriti në 318.111, ndërsa u regjistruan 55 raste të reja të vdekjeve vdekje, gjithsej 5.497.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer rreth 439 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 49,1 milionë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Numri më i lartë i rasteve ditore në vend u regjistrua me 11 maj me 11.656 raste.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.
Top Channel