Basha: Varfëria po rritet/ Kreu i PD: Kryeministri po ua jep paratë oligarkëve

08/10/2020 15:43
Lulzim Basha

Në Kurbin ku u takua me përfaqësues të biznesit dhe persona të papunë për shkak të pandemisë Lulzim Basha bëri një parashikim të zymtë për ekonominë teksa akuzoi kryeministrin se  po mendon vetëm për oligarkët.

“Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve. Pritet që 40 përqind  e shqiptarëve ti shtohen te varfërve.  Deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën”, tha Basha.

Banorëve të cilët u ankuan  për prishje selektive te banesave  edhe pse nuk kanë pasur dëmtime nga tërmeti, kryedemokrati iu  premtoi  drejtësi pas 25 prillit si dhe dëmshpërblim  për demet e pësuara. .

“Kjo është kriminale dhe politike, urdhëruesit do dërgohen para drejtësisë ju do dëmshpërbleheni”, tha Basha.

Edhe në Kurbin kryedemokrati nuk harroi të prezantoi  planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA