Plane për të rrëmbyer dhe vrarë politikat “tiranë”/ FBI arreston pesë persona

08/10/2020 19:13

Pesë persona janë arrestuar nga FBI në Michigan, pasi dyshohen për komplot për rrëmbimin dhe vrasjen e figurave politike duke përfshirë Guvernatorin e Shtetit, Gretchen Whitmer, të cilën ata besojnë se ‘shkeli’ Kushtetutën e SHBA këtë vit me ligje të ashpra të bllokimit pandemik.

Të pesë burrat u morën në paraburgim në një bastisje në një shtëpi në periferinë e Detroit.

Ata janë: Adam Fox, Barry Croft, Kaleb Franks, Daniel Harris, Brandon Caserta dhe 24-vjeçarin Ty Garbin.

Sipas FBI, grupi vendosi që ata kishin nevojë për të rritur numrin e tyre dhe inkurajuan njëri-tjetrin të flisnin me fqinjët e tyre dhe të përhapnin mesazhin e tyre.

Gjatë përgjimeve, FBI zbuloi planet e tyre për të “rrëmbyer dhe vrarë politikanët ‘tiranë’”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA