Nagorni Karabak, ndërhyn Irani/ Paralajmëron luftë rajonale pas tensioneve Armeni-Azerbajxhan

08/10/2020 01:36

Irani ka paralajmëruar hapur për “luftë rajonale” pas përplasjeve të dhunshme në Nagorni-Karabak. Republika islamike thotë se rinisja e luftimeve në mes dy fqinjëve, Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë.

“Ne shpresojmë në një rikthim të shpejtë të stabilitetit në rajon”, u shpreh presidenti Hasan Rohani, por situata deri tani paraqitet mjaft shqetësuese.

Përleshjet shpërthyen për zonën e shumëdiskutuar të Nagorni-Karabakut, zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por e drejtuar nga popullsi etnike armene. Luftimet e fundit konsiderohen më të ashprat në dekada, ndërkohë që të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunën. “Ne duhet të jemi të vëmendshëm që lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit të mos shndërrohet në luftë rajonale”, nënvizoi Rohani. Por “ është plotësisht e papranueshme” që ndonjë predhë apo raketë të arrijë në tokën iraniane”, shtoi ai.

Komentet e presidentit Iranian erdhën pas raportimeve se disa predha kanë rënë në fshatra iranianë të ndodhur pranë kufirit që i ndan me Armeninë dhe Azerbajxhanin. Komandanti iranian për Mbrojtjen Kufitare, Qasem Rezaei sqaroi se forcat e tij kanë krijuar tashmë “formacione të nevojshme” përgjatë zonës së luftimeve dhe po monitorojnë me kujdes kufirin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA