Ministri i jashtëm grek do të vizitojë të premten (09.10.2020) Prishtinën.

Lajmi bëhet publik prej zyrës së shtypit të ministrisë së jashtme greke,e cila njofton se zoti Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah hoti, kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Meliza haradinaj.

Ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me qeverinë kosovare, madje Athina zyrtare ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd.

Pritet që zoti Dendia të shprehë mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.

Zoti Dendias do të vizitojë edhe forcat greke të stacionuara në Kosovë.

Kohët e fundit Athina ka nisur një “ofensive” diplomatike në vendet e rajonit,sidomos me faktorin Shqiptar në rajon,në një tentativë të hapur të saj,në pakësimin e influencës turke në rajon.

Së shpejti zoti Dendias pritet të vizitojë edhe Tiranën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA