Ligji i abortit/ Spanja thotë se do të heqë rregullin e lejes së prindërve për të rejat

08/10/2020 19:20
Ministrja e barazisë Irene Montero tha se femrat duhet të kenë të drejtë "të vendosin vetë për trupin e tyre".

Qeveria spanjolle ka thënë se kërkon të ndryshojë ligjin për të lejuar që vajzat 16 e 17 vjeçare të mund të bëjnë abort edhe pa kërkuar leje prindërore.

Ministrja e barazisë Irene Montero tha se femrat duhet të kenë të drejtë “të vendosin vetë për trupin e tyre”.

Në 2015, Partia Popullore në pushtet (PP) ndryshoi ligjin e abortit duke bërë të detyrueshme lejen e prindërve për vajzat nga 16 deri në 18 vjeç.
Aborti në Spanjë lejohet deri në 14 javët e para të shtatzanisë së grave.

Por Montero tha se është nevoja për reformimin e saj duke thënë se në fokus duhet të jetë edukimi seksual dhe lufta kundër dhunës gjinore.
Ajo shtoi se ligji i ri do të përfshijë dhënien e aksesit në “format më të reja” të kontracepsionit.

Aborti në Spanjë u legalizua në 1985 për rastet e përdhunimit dhe të dëmtimit të bebes ose nënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA