Gruaja tenton të fluturojë drejt Dubait me 2mln paundë të fshehura në bagazhe

08/10/2020 20:55

Një britanike u zbulua me 2 milionë paundë të fshehura në pesë valixhet e saj në aeroportin Heathrow në Londër.

30 vjeçarja Tara Hanlon do të merrte avionin për në Dubai kur u ndalua në Terminalin 2 të dielën. Oficerët e policisë kufitare pas kontrolleve zbuluan në valixhet e saj 1.9 milionë paundë në kartmonedha prerjesh te vogla, që ishte shuma më e madhe e kapur sivjet në kufijtë e Anglisë.

Hanlon, nga Leeds, u arrestua bashkë me bashkë-udhëtaren e saj, një 28-vjecare nga Doncaster, dhe ndaj tyre nisën hetimet për pastrim parash.

Deputeti britanik Chris Philp tha: “Kjo është shuma më e madhe individuale e kapur për vitin 2020 dhe jam shumë i kënaqur me punën e autoriteteve kufitare. Parandalimi i eksportit të parave të padeklaruara nga Britania është një hap vital në luftën kundër bandave kriminale të organizuara”, tha ai.

Hanlon u dërgua në gjykatën e Uxbridge ku iu dha masa e paraburgimit deri në seancën e ardhshme.

FOTO GALERI
1/3
Britanikja u kap me 2 milionë paundë të fshehura në pesë valixhet e saj në aeroportin Heathrow në Londër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA