Francë-Gjermani kundër Rusisë/ Kërkojnë sanksione për helmimin e liderit të opozitës

08/10/2020 03:03

Gjermania dhe Franca janë bërë bashkë kundër Rusisë ndaj të cilës synojnë sanskione të BE-së, të cilat të shënjestrojnë individë përgjegjës për helmimin e Aleksei Navalnyt.

Lideri i opozitës ruse është duke marrë veten në Gjermani pasi u helmua me agjentin nervor Noviçok. Rusia ka hedhur poshtë çfarë do përfshirjeje dhe i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të nisur hetime mbi çështjen. Ndërkombëtarët, nuk i bind version i saj.

“Asnjë sqarim i besueshëm nuk është ofruar nga Moska deri më tani. Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se nuk ka asnjë sqarim të arsyeshëm për helmimin e Navalnyt përveç përfshirjes dhe përgjegjësisë ruse”, deklaruan ministrat e Jashtëm gjerman dhe francez përmes një deklaratë të përbashkët.

Heiko Mass, dhe Jean-Yves Le Drian sqaruan se do të paraqesin shumë shpejt objektivat e sanksioneve të partnerëve të tyre europianë. Deklarata vjen pasi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, me bazë në Hagë, konfimoi se “gjurmët e gjetura në gjakun Navalnyt kanë karakteristika të ngjashme strukturore”, me toksinat kimike që u përkasin agjentëve të grupit Noviçok.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA