Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Greqinë së fundmi së është fajtore për tensionet në rajon, për shkak të “veprimeve të saj të njëanshme.”
Po ashtu, presidenti turk sulmoi edhe Francën duke u shprehur se fshihet pas sjelljes së Greqisë dhe qipriotëve grekë. “Në nuk do të pranojmë asnjë lloj zgjidhjeje që injoronTurqinë dhe pjesën turke të Qipros dhe na limiton ne në brigje. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona në çdo kohë dhe me të gjitha kushtet”.
Po ashtu, Erdogan është shprehur se Turqia e a treguar shumë qartë që është për reduktimin e tensioneve dhe se është pro dialogut për Mesdheun Lindor, “jo vetën më anë të pozicioneve të mbajtura, por edhe përmes veprimeve”.
Presidenti turk duke folur për të përditshmen “The Peninsula” të Katarit, tha se “Ata që vërejnë vendosmërinë tonë në Mesdheun Lindor dhe që kuptuan se nuk mund ta bëjnë vendin tonë të tërhiqet me kërcënime dhe shantazhe boshe, në fund u kanë kushtuar vëmendje thirrjeve tona për dialog”.
Top Channel