Donacione për pandeminë/ Kosova trefishon aftësitë testuese

08/10/2020 14:10

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i janë shtuar edhe 15 respiratorë si donacion nga Gjermania, me vlerë rreth 436 mijë euro.

Në ceremoninë e dhurimit ishin të pranishëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministri i shëndetësisë Armend Zemaj. Për ambasadorin
Rohde, përdorimi sa më pak i respiratorëve do të ishte një tregues i mirë por duhen respektuar masat anti kovid për të patur sa më pak infektime.

Rohde: “Edhe unë, sikurse ministri dhe drejtori Krasniqi, megjithëse i keni marrë këto pajisje,uroj t’i përdorim sa më pak që është e mundur sepse kjo do të thoshte se jemi në rrugë të drejtë për ta mundur pandeminë dhe për ta bërë një gjë të tillë, duhet t’i përmbahemi sa më shumë rregullave, të mbajmë distancën dhe t’i mbajmë maskat….

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur ndërkohë se nga e enjtja do të trefishohen kapacitetet testuese në kosovë dhe kjo po bëhet falë miqve dhe partnerëve ndërkombëtar.

Zemaj: Nga sot trefishohet kapaciteti testues

“Sot po e fillojmë këtë ditë me dy lajme të mira, unë sa po erdha nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese,..

Zemaj i ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave që të mbahet në kontrolle situata pandemike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA