Azilkërkuesit në rënie nga ’08 në ‘19/ Shifrat zyrtare: Në 2014-2019, më shumë bashkime familjare dhe shkollim

08/10/2020 19:44

Të dhënat per emigracionin e shqiptareve ne vendet e bashkimit evropian tregojnë nje ndryshim të arsyeve në pjesën e parë dhe të dytë të dekadës që kemi lënë.

Panorama e statistikave flet për më shumë emigracion në periudhën 2008-2013 sa i përket punësimeve, ndërsa më shumë emigracion në periudhën 2014-2019 sa i përket bashkimeve familjare dhe edukimit e shkollimit.

Referuar të dhënave mbi lejet e qëndrimit në BE vihet re se gjatë periudhës 2008-2013 janë dhënë 363,598 leje qëndrimi ose mesatarisht 60,600 leje qëndrimi në vit;

Ndërsa gjatë periudhës 2014-2019 janë dhënë 318,239 leje qëndrimi ose mesatarisht 53,040 në vit.

Sipas këtyre të dhënave ka një ulje me 12.5% gjatë periudhës 2014-2019 krahasuar me të njëjtën periudhë 2008-2013.
Ndërkohë Lejet e qëndrimit për motive familjare (bashkim familjeje) kanë qene 46,6% në periudhën 2008-2013, ndërsa për periudhën 2014-2019 55.4%. Po ashtu gjatë periudhës 2014-2019 ka një rritje edhe lejet për edukim/shkollim, ndërkohë qe per punësim kanë nje rënë nga 31.2% gjatë periudhës 2008-2013 në 11.9% e totalit në periudhën 2014-2019.

Përsa i përket krahasimit me vendet e rajonit, vihet re se lejet e qëndrimit për Shqipërinë jepen në mënyrë të konsiderueshme më shumë për arsye familjare sesa Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Ky fenomen mund të jetë i lidhur me numrin e lartë të emigrantëve që ka vendi ynë në Greqi dhe Itali të larguar që nga fillimi i viteve 90 dhe referuar të gjitha studimeve periudha pas 15 vjetësh është periudha ku vihen re fenomenet e bashkimeve familjare ose shkëputjet nga marrëdhëniet me vendin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA