Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se…
Mijëra studentë dhe punonjës organizuan sot tubime në mbarë Indonezinë në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punësim, që u miratua më parë këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit dhe studentët u tubuan në qytete të ndryshme në vend kundër ligjit për punësim i cili, siç theksojnë, anashkalon të drejtat e punëtorëve ndërsa mbron punëdhënësit.
Në disa qytete forcat e sigurisë intervenuan me gaz lotsjellës dhe topa uji, meqë demonstrantët bllokuan rrugët.
Në vende të ndryshme të Xhakartës ndodhën trazira të ndryshme ndërsa forcat e sigurisë parandaluan tubime masive të qytetarëve në një vend.
Zëdhënësi i policisë së Xhakartës, Yusri Yunus deklaroi se prej dje në kryeqytet u arrestuan rreth 400 demonstrantë.
Duke theksuar se me ndryshimet e ligjit kufizohen të drejtat e ndryshme të punëtorëve të tilla si orari i punës, pagesa dhe sigurimet sociale, sindikatat po i kërkojnë qeverisë dhe parlamentit të bëjnë ndryshime në ligjin e miratuar të hënën.
Qeveria pretendon se ligji i ri, përfshirë ndryshimet në menaxhimin e burimeve natyrore, të cilat janë debatuar që nga shtatori i vitit 2019 do të inkurajojë investimet e huaja, do të rrisë punësimin dhe do të stimulojë ekonominë.
Top Channel