Gjenden 4 trupa në Zubin Potok, ministri Sveçla: U gjetën mbetjet mortore të 4 personave, pas ekzekutimit ishin hedhur në gropë
04/08 12:35
Lidhja Demokratike e Kosovës, si duket i ka siguruar votat për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se në emër të 61 despotëve nënshkrues ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në ora 10.
“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.
Kujtojmë se sot për herë të gjashtë dështoi votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, pasi nuk arriti të marrë votat e nevojshme.
Top Channel