​LDK siguron 61 vota, të hënën seancë e jashtëzakonshme për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

08/10/2020 21:48

Lidhja Demokratike e Kosovës, si duket i ka siguruar votat për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se në emër të 61 despotëve nënshkrues ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në ora 10.

“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Kujtojmë se sot për herë të gjashtë dështoi votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, pasi nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA