Venezuela ka 1 miliardë dollarë ar të ruajtura në Bankën e Anglisë, gjykata i refuzon aksesin Maduros

07/10/2020 01:44

Një gjykatë britanike apeli përmbysi një vendim të mëhershëm i cili ia mohonte qeverisë së Nicolas Maduros qasjen në rezervat venezueljane të arit, të ruajtura në Bankën e Anglisë me pretendimin se Londra njeh si autoritetet në atë vend liderin e opozitës, Juan Guaido.

Vendimi i apelit konsiderohet një fitore për Maduron, që siguroi një mandat tjetër qeverisës mes pretendimeve për manipulime të mëdha në zgjedhje. Në zemër të mosmarrëveshjes ligjorë qëndron çështja se kush do të kontrollojë 1 miliardë dollarë flori që gjenden në Bankën e Anglisë.

Tani rasti shkon për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Më herët, një gjykatë me e ulët i kishte mohuar qeverisë venezueljane mundësinë për të përdorur arin të cilin e kishte kërkuar Banka Qendrore e Venezuelës për të ndihmuar në financimin e reagimit të vendit ndaj pandemisë së koronavirusit.

Qasjen tek këto rezerva ari, gjykata ia kishte dhënë Guaidos, me argumentin se qeveria britanike atë njeh si “president të përkohshëm të Venezuelës”. E dërguara e Guaidos në Mbretërinë e Bashkuar, Vanessa Neumann tha se shpreson që Gjykata e lartë nuk do t`ia dorëzojë regjimit të Maduros floririn i cili i përket popullit venezueljan.

Top Channel