Shtyrja e vaksinës/ Shtëpia e Bardhë bllokon propozimin

07/10/2020 03:30

Shtëpia e Bardhë bllokoi propozimin sipas të cilit vaksina kundër Covid-19 duhet të vonohej pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Propozimin e kishte paraqitur Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), me arsyetimin se vaksinat duhet të testohen tek pacientët për të paktën dy muaj para se të aprovohen për përdorim të gjerë publik.

Një rregull i tillë do ta kishte bërë të pamundur që vaksina të dilte në treg përpara zgjedhjeve. Ndërkohë, presidenti Donald Trump e ka deklaruar se ajo mund të dalë në çdo moment tani dhe me shume gjasë, do të jetë në dispozicion përpara 3 nëntorit.

Sondazhet tregojnë se një numër në rritje amerikanësh druhen që një vaksinë mund të lëshohet shumë herët në bazën e një “autorizimi më pak të rreptë përdorimi emergjent” dhe nuk do të konsiderohet e sigurtë nga ekspertët mjekësorë. Sipas një sondazhi të CNN, 51% e amerikanëve thonë se do ta merrnin vaksinën sapo ajo të bëhet e disponueshme.

Shtatë ish komisionerë të FDA javën e kaluar shkruajtën një artikull tek Washington Post, në të cilin ata sulmuan administratën Trump për “minimin e besueshmërisë” të agjencisë rregullatore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA