Resepktimi i izolimit kthehet në një çështje edhe te Juventus. Agjencia rajonale e shëndetësisë në Toriono do të denoncojë futbollistët bardhezinj që sipas saj kanë thyer izolimin për t’u bashkuar me skuadrat përfaqësuese respektive.
Drejtuesit e kësaj agjencie konfirmuan se ishte vetë klubi torinez që sinjalizoi për largimin e disa lojtarëve nga vendi i izolimit kështu që ata vendosën të lajmërojnë organet kompetente domethënë prokurorinë e Federatës Italiane të Futbollit
Skuadra e Juventus ka hyrë që ditën e shtunë në një izolim si masë paraprake pasi u mësua për pozitivitetin e dy prej anëtarëve të stafit të skuadrës. Ditën e hënë Juventus kishte lajmëruar agjencinë rajonale të shëndetësine për vendimin e lojtarëve të tij, të cilët marrin përgjegjësinë individuale me t’u larguar nga vendi i izolimit teksa rrezikojnë që edhe të gjobiten me 400 Euro. Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës vazhdon të jetë në izolim ne J Hotel.
Midis tyre është Cristiano Ronaldo dhe Paola Dybala që kanë udhëtuar drejt Portugalisë dhe Argjentinës.
Listës i shtohet edhe Adrien Rabiot i cili është në pritje të kryerjes së kontrolleve të parashikuara nga protokolli edhe pse ai është grumbulluar në kombëtare. Nëse të dy testet me tamponë do të dalin negativë, Rabiot mund të bashkohet me kombëtaren franceze pas 5 ditëve të izolomit. Kjo vlen edhe për Bonuccin e Chiellinin që priten në Coverciano në grumbullimin e skuadrës së Italisë.
Përsa u përket skuadrave të tjera, bie në sy fakti që Goran Pandev mori autorizimin nga Genoa për t’u bashkuar me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut që do të luajë të enjten me Kosovën pasi në të gjitha testet ka rezultuar negativ
Top Channel