SHBA/ Udhëheqës të lartë ushtarakë vetëizolohen pas ekspozimit ndaj koronavirusit

07/10/2020 04:00

Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë, përfshirë Shefin e Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralin Mark Milley, janë vetë-karantinuar pasi kishin pasur kontakt me Zëvendës Komandantin e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, Charles Ray, i cili ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Zyrtarët e Pentagonit konfirmuan për Zërin e Amerikës se gjenerali Milley, zëvendës Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral John Hyten dhe të gjithë shefat e shërbimeve të ushtrisë që kishin marrë pjesë në takimet me admiralin Ray në Pentagon javën e kaluar dolën negativë për virusin të martën herët dhe nuk kanë pasur asnjë simptomë të COVID-19 që nga e marta pasdite .

“Si masë kujdesi, të gjitha kontaktet e mundshme të ngushta nga këto takime janë vetë-karantinuar,” tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij. “Asnjë person në Pentagon nuk ka shfaqur simptoma dhe ne nuk kemi teste të tjera pozitive për të raportuar në këtë moment.”

Admirali Ray mori pjesë në takime me gjeneralët Milley, Hyten dhe shumicën e shefave të shërbimeve ushtarake midis udhëheqësve të tjerë të lartë. Është ende e paqartë se si Ray ishte i ekspozuar ndaj koronavirusit, sipas zyrtarëve. Një zyrtar i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se udhëheqësit ishin në karantinë duke respektuar udhëzimet e Departamentit të Mbrojtjes të hartuara në bazë të atyre të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.

Gjeneral Milley, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes janë testuar shpesh që të dielën e kaluar, kur ata morën pjesë në një pritje të Shtëpisë së Bardhë për familjet e trupave të rëna. Si Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump morën pjesë në atë aktivitet dhe rezultuan pozitivë për koronavirus më pas gjatë javës. Sekretari Esper, i cili ishte në një udhëtim për të vizituar aleatët e Afrikës Veriore në kohën e diagnostikimit të zotit Trump, rezultoi negativ për koronavirusin të hënën, të mërkurën dhe të premten e javës së kaluar, sipas zotit Hoffman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA