Facebook ka njoftuar këtë të martë se do ndalojë çdo faqe,grupe dhe adresa instagrami që përfaqësojnë teorinë e konspiracionit QAnon nga platforma e saj.
Kjo masë vjen tre vite pasi filloi teoria e konspiracionit të ekstremit të djathtë. Gjatë këtyre viteve adhuruesit e QAnon kanë përqafuar një numër të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, por besimet themelore false qëndrojnë në themel të QAnon ku flitet për shumë politikanë dhe persona të famshëm të listës A ku përfshihen njerëz që kanë bërë abuzime seksuale me fëmijë dhe që është një përpjekje e thellë për të minuar presidentin Donald Trump, shkruan CNN.
Vitin e kaluar një zyrë e FBI-së paralajmëroi se adhuruesit e QAnon janë një kërcënim i brendshëm terrorist.
Masa që ka marrë Facebook është pëlqyer nga shumë njerëz, por kjo platformë ka lejuar që teoritë konspiracioniste të rriten gjatë viteve.
Tani janë shumë republikanë që po garojnë në Kongres që kanë shprehur mbështetje për QAnon.
Në gusht, presidenti amerikan Trump i falënderoi ndjekësit e QAnon për mbështetjen që i japin.
Top Channel