08/11 09:06
Një nga testet e shumta të avionëve gjuajtës është dhe ai i fluturimit pa mbulesë të kabinës, për të llogaritur më mirë presionin ajror ndaj avionit dhe pilotit gjatë procedurave të daljes së emergjencës.
Kjo është diçka që zakonisht ndodh në kabinë disa sekonda para lëshimit të sediljes bashkë me pilotin.
Testi i tillë i gjuajtësit të fundit anti-radar Su-57 u publikua në një video dokumentar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të qendrës ajrore Chkalov në Akhtubinsk, në rajonin jugor rus të Astrakhan.
Avioni në pamje ka bërë fluturimin e parë në lindjen e largët ruse më 17 nëntor 2016. Ai ishte prototipi i tetë i modelit.
Top Channel