24/05 15:52
Spanja dhe Portugalia ndanë një barazim miqësor 0-0 mbrëmjen e sotme në një ndeshje parapërgatitore për raundin tjetër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Lojtarët e Luis Enrique kontrolluan pjesën e parë në Lisbonë, por traversa i shpëtoi dy herë nga gjuajtjes e Ronaldos dhe Renato Sanchez në të dy pjesët.
Secila skuadër eksperimentoi me formacionet e tyre ndërsa një pjesë e vogël e lojtarëve filluan ndeshjet e tyre të para, duke përfshirë anësorin e Wolves, Adama Traore.
Ronaldo ishte vetëm disa centimetra larg goli në fillim të pjesës së dytë, që kapi portierin Kepa Arrizabalaga në befasi. Megjithatë ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura.
Top Channel