Pamjet spektakolare të testimit të raketës hipersonike ruse Zircon në detet e veriut (VIDEO)

07/10/2020 18:04

Marina ruse ka publikuar pamjet e asaj që quante, lëshimi i raketës ultra-të shpejtë Zircon nga një frigatë në ujërat e veriut të largët.

Raketa anti-anije e teknologjisë së fundit goditi objektivin duke përshkuar 450km brenda disa minutave.

Frigata raketore ruse Admiral Gorshkov, ishte nisur dje për në Detin e Bardhë, një masë ujore pranë detit Barents, për testimin e raketës Zircon, tha ministria e mbrojtjes.

Raketa u lëshua nga njësitë vertikale të lëshimit të frigatës, që përdoren për objektivat më të largët.

Ata thanë se mjeti shkatërrimtar arriti shpejtësinë Mach 8 gjatë testimit, rreth tetë herë sa shpejtësia e zerit.

Presidenti Vladimir Putin vlerësoi lajmin duke ngritur lart “punën e madhe të shkencëtarëve rusë dhe specialistëve të ushtrisë”.

Zircon është prezantuar në arsenalin rus vitin që shkoi dhe besohet se mund të arrijë shpejtësi Mach 9, për objektiva në distancë deri në 1,000km.

Ushtria tha se ajo do të montohet në nëndetëse nukleare dhe luftanije, ndërsa po punohet dhe për një version të lëshuar nga toka.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA