Skeleti i një dinozauri të lashtë 67 milionë vjet u shit për 27,5 milionë dollarë në një ankand në New York të SHBA-së.
Skeleti i dinozaurit T-rex (Tryannosaurus) me emrin “Stan” u vendos në shitje në ankandin e mbajtur në shtëpinë e ankandeve Christie’s në New York.
Një blerës pa emër bleu skeletin për 27,5 milionë dollarë në ankandin e diskutueshëm të drejtpërdrejtë që zgjati 10 minuta. Siç raportohet, kostoja totale e skeletit, përfshirë taksat dhe kostot e tjera, do të arrijë në 32 milionë dollarë.
Skeleti dinozaurit të gjatë 11,27 metra, që fillimisht vlerësohej se do të blihej për një vlerë maksimale prej 8 milionë dollarësh, ishte në pronësi të Institutit të Kërkimeve Gjeologjike Black Hills në Dakotën e Jugut.
Top Channel