Mjeku i presidentit amerikan: Trump, jashtëzakonisht mirë

07/10/2020 02:21

Trump është “jashtëzakonisht mirë” dhe nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes deklaroi mjeku i Shtëpisë së Bardhë vetëm pak ditë pasi kreu i saj rezultoi i prekur nga Covid-19 bashkë me te shoqen, Melania.

Sean Conley sqaroi se një ekip mjekësh u takuan me presidentin, i cili kishte pasur një natë të qetë dhe nuk paraqet më asnjë shenjë të koronavirusit. “ të dhënat jetësore dhe ekzaminimi fizik mbeten të qëndrueshme, me një nivel të oksigjenit prej 95-97%”, u shpreh Conley.

Trump vetë u tha me herët amerikanëve të mos frikësohen nga koronavirusi dhe të mos e lejojnë atë që t`i dominojë jetën. Ai e la spitalin të hënën, pasi ishte trajtur për tre ditë me radhë.

Presidenti befasoi me kthimin në Shtëpinë e Bardhë, kur ndonëse konsiderohet të jetë ende infektues, u shfaq në ballkon duke hequr maskën teksa merrte poza për foto.

Top Channel