Hetime për evazion fiskal, policia zbarkon në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit

07/10/2020 14:01

Prokuroria e Frankfurtit ka urdhëruar mëngjesin e sotëm kontrolle në bazë të një hetimi për evazion fiskal, ku paraprakisht thuhet se është e përfshirë edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Rreth 200 agjentë policie kanë kryer kontrolle të imtësishme në zyrat qendrore të Federatës Gjermane të Futbollit dhe në një sërë apartamentesh në pronësi të zyrtarëve të lartë të këtij institucioni.

Kërkimet u përqendruan në 5 rajone të ndryshme si Hessen, Bayern, Niedersachsen, Rheinland-Pfalz, Nordrhein-Westfalen, ndërsa momentalisht nuk janë konfirmuar detaje të mëtejshme për rastin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA