Goli i Kenan Karaman bëri që pritja e Gjermanisë për një fitore të parë të vitit 2020 të vazhdonte ndërsa Turqia barazoi 3-3 me ekipin e Joachim Low në Këln.
Goli i parë ndërkombëtar i Gian-Luca Waldschmidt nëntë minuta nga përfundimi i ndeshjes dukej se kishte siguruar fitoren për Gjermaninë në miqësoren e së mërkurës.
Goli i Waldschmidt erdhi pasi Efecan Karaca kishte barazpeshuar rezultatin për herë të dytë, pavarësisht një faulli mjaft flagrant ndaj Florian Neuhaus – i cili shënoi në debutimin e tij në Gjermani.
Julian Draxler gjithashtu shënoi për Gjermaninë përpara se realizimi mahnitës i Ozan Tufan të rivendoste barazinë në një takim plot gola, por në fund të fundit i takoi Karaman, të jepte fjalën e fundit për ndeshjen.
Top Channel