Gjoba të rënda për maskat/ Itali, nga 400 deri 1000 euro kush nuk i mban

07/10/2020 00:57

Nga 400 deri ne 1000 euro do të jenë gjobat në Itali për ata që nuk mbajnë maska edhe në ambjente të hapura. Vendi po planifikon sanskione mjaft të rënda administrative për personat që nuk respektojnë detyrimin e mbulimit të fytyrës për të shmangur kësisoj përhapjen e koronavirusit.

Në Itali, kush del nga shtëpia duhet ta ketë maskën gjithmonë me vete, sepse po shihet dhe mundësia që ajo të bëhet e detyrueshme deri dhe në rrugë. Drafti i projektligjit që parashikon një gjë të tillë, përjashton nga ky detyrim fëmijët e moshës nën 6 vjeç, individët që bëjnë aktivitet fizik apo njerëzit me patologji të cilat nuk ia lejojnë përdorimin e maskës.

Edhe më të ashpra janë masat pë rata që shkelin karantinën. Këta persona do të ndëshkohen me 500 deri në 5000 euro gjobë e rrezikojnë dhe arrestimin nga 3 deri në 18 muaj. Lokalet që nuk rspektojnë normat sanitare kërcënohen nga gjoba deri në 1000 euro dhe mbyllje të biznesit nga 5 deri në 30 ditë. Italia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 2.600 raste të reja dhe 28 vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA