Gjermania shënon një rekord të ri të infektimeve me Covid-19

07/10/2020 16:42

Gjermania ka shënuar një rekord të ri për rastet me koronavirus brenda një dite krahasuar me gjysmën e dytë të prillit.

Sipas institutit ”Robert Koch” (RKI), në 24 orët e kaluara u regjistruan 2 828 raste. Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe në fillim të prillit, Gjermania numëronte më shumë se 6 000 raste të reja në ditë.

Vendi ka shënuar një numër rekord të lartë ditor për periudhën pas pikut të prillit.Shifrat e fundit të lëshuara të mërkurën treguan se 16 persona të tjerë vdiqën prej virusit duke e çuar numrin e të vdekurve në 9 562.

”Numri i pacientëve me Covid-19 që i nënshtrohen trajtimit të kujdesit intensiv është rritur në 449”, sipas RKI, ku një javë më parë ishte 352 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA