28/11 22:39
Franca sot regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19, duke konfirmuar 18.746 të infektuar brenda 24 orëve.
Sipas një deklarate të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 80 pacientë, për ta çuar në 32.445 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Në vend po vazhdon trajtimi në spitale i 7.536 pacientëve, përfshirë 1.416 në kujdes intensiv, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 99.793, me 498 të shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shkalla e rezultimit pozitivë të pacientëve të testuar ka arritur në 9,1 për qind.
Më herët, më 3 tetor, Franca theu rekordin e rasteve ditore me 16.972 të infektuar.
Top Channel